Katër të vdekur dhe 2 250 raste të reja me Covid në Kosovë
20 gusht 2021
| 15:15
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 11.814 testime, 2 250 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar edhe katër raste të vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 154 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106 700.
Në total numri i rasteve aktive me Covid është 16.341.