Katër të vdekur dhe 263 raste të reja me Covid

18 shkurt 2022 | 15:00

Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur katër persona te infektuar me Covid-19.

Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë raportuar 236 raste të reja me Covid-19 dhe janë shëruar 780 persona.

“Nga 2 648 testime, 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.  Sot janë shëruar 780 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 215 665. Në total numri i rasteve aktive është 5 961”, ka njoftuar MSh-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më 4 shkurt të këtij viti Prokuroria Speciale e Republikës…