Katër të vdekur dhe 84 raste të reja me Covid në Kosovë
24 shtator 2021
| 15:01
Ministria e Shëndetësisë (MSh) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur katër persona nga Covidi.
Po ashtu, kjo ministri ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe kohore janë paraqitur 84 raste të reja me Covid dhe janë shëruar 786 persona.
“Nga 3 823 testime, 84 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 786 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 151 411. Në total numri i rasteve aktive është 5 371”, ka njoftuar MSh-ja.