Katër të vdekur e 39 raste me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut
30 gusht 2020
| 16:25
Në 24 orët e fundit, Maqedonia e Veriut ka shënuar 39 raste të reja me koronavirus.
Katër të tjerë kanë vdekur, ndërsa Ministria e Shëndetësisë raporton për 48 të shëruar.
Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 14,330 raste pozitive dhe 11,062 të shëruar.
Raste aktive janë ende 2668.