Katër të vdekur e dhjetë të lënduar nga të shtënat me armë në Florida
Katër të vdekur kanë mbetur e dhjetë të tjerë janë lënduar nga të shtënat në masë që ka ndodhur Jacksonville Landing të Floridas, të dielën mbrëma, shkruan Daily Mail.
News4Jax raporton se rasti ka ndodhur gjatë turneut të lojërave online – Madden, transmeton Koha.net.
“Të shtëna në masë në Jacksonville Landing. Rrini larg nga zona, ajo nuk është e sigurt tani”, thuhet në një postim në Twitter të Zyrës së Policisë së Jacksonville.
Ka një video në të cilën dëgjohen të shtënat përderisa videolojërat po zhvilloheshin, dhe më pas humbë edhe pamja e dy personave që shihen në video.
This is terrifying. Livestream of video game tournament captures audio of the mass shooting in Jacksonville, Florida. pic.twitter.com/2nYlvr7qzk
— Shiv Aroor (@ShivAroor) August 26, 2018