Katër të vdekur në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Kosovë
11 korrik 2020
| 23:42
Edhe katër pacientë e kanë humbur betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën të ditur se numri i të vdekurve ka shkuar në 101.
“Numri total i rasteve pozitive është 4.715 raste nga 27.723 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 101 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim.
Ndërsa sonte kanë rezultuar edhe 203 raste të reja, kurse janë shëruar edhe 71 pacientë.
(V.Z / Epoka e re)