Katër të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit
03 janar 2021
| 15:12
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Në njoftimin për medie, instituti ka treguar se gjatë kësaj kohe janë shëruar 420 pacientë dhe janë regjistruar 234 raste të reja me Covid-19.
“Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 2 raste (90, 59 vjeç), Malishevë 1 rast (55 vjeç), Prishtinë 1 rast (89 vjeç)”, ka njoftuar instituti.