Katër të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë
20 korrik 2020
| 15:54
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë katër persona të cilat kanë qenë të infektuar nga Covid-19.
Ky institut ka bërë me dije se numri i përgjithshëm i të vdekurve nga Covid-19 në Kosovë ka shkruar në 139.
“Numri total i rasteve pozitive është 5 877 raste nga 31 541 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 139 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 101 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3 069 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2 669”, ka njoftuar IKShPK-ja.
(F.D/ Epoka e re)