Katër të vdekur nga koronavirusi në Kosovë

02 janar 2021 | 15:16

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Në njoftimin për medie, instituti ka treguar gjatë kësaj kohe janë shëruar 363 pacientë dhe janë shënuar 229 raste të reja të infektimit me koronavirus. “Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (62 vjeç), Malishevë 1 rast (33 vjeç), Skenderaj 1 rast (71 vjeç)”, ka njoftuar instituti.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë të Kosovës ka njoftuar se…