Katër të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

20 maj 2020 | 15:41

Katër viktima të reja nga koronavirusi  janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë një grua e moshës 65-vjeçe dhe një burrë i moshës 71-vjeçe nga Shkupi, një 73-vjeçar nga Tetova dhe një  41-vjeçe nga Prilepi.

Viktima e fundit, sipas njoftimit, për më shumë se 40 ditë po trajtohej në Klinikën e Infektive në Shkup, ndërsa personat e tjerë kanë pasur edhe probleme tjera shëndetësore.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga COVID-19, në Maqedoninë e Veriut ka arritur në 110.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 512 testet e kryera, 19 persona kanë rezultuar pozitiv në Covid-19, ndërsa 16 janë shëruar.

Gjithashtu, Komisioni i Sëmundjeve Infektive i ka rekomanduar qeverisë që të vendos masën kufizuese prej 58 orëve për ditët e festive të Bajramit dhe të Shën Klimentit, dy festa këto që shënohen të dielën (24 maj) dhe të hënën (25 maj). Sipas kësaj, ora policore do të fillonte të shtunën në orën 19.00 dhe do të zgjas deri të martën në orën 05.00.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce tha se një propozim i tillë është dorëzuar në Qeveri, pasi në periudhën e kaluar masat nuk janë respektuar gjë që ka çuar në rritjen e rasteve me COVID-19.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja Rudina Hajdari dhe deputeti Ralf Gjoni e kanë thirrur…