Katër viktima dhe 168 raste të reja me Covid brenda 24 orëve të fundit në Shqipëri

11 tetor 2020 | 16:12

Katër humbje jete, 168 raste të reja dhe 94 të shëruar nga Covid-19 në 19 orët e fundit. Ky është bilanci i situatës së krijuar nga koronavirusi në Shqipëri.

Në një komunikatë të përditshme, Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se janë kryer mbi 900 testime për Covid.

“Janë kryer 943 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 168 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar në 9500 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 65 raste në Tiranë, 20 raste në Elbasan, 14 raste në Korçë, 12 raste në Shkodër dhe Durrës, 8 raste në Krujë, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Tropojë, 4 raste në Shijak, 3 raste në Devoll, Lezhë, Gramsh, 2 raste në Vlorë dhe Klos, 1 rast në Fier, Kurbin, Kamëz, Fush- Arrëz, Dibër, Kuçovë, Maliq. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rajonet spanjolle të Katalonisë dhe Navarres kanë vendosur masa të…