Katër vjet nga vdekja e Nexhmije Pagarushës, Çeku e Bogujevci vizituan familjen e saj
08 shkurt 2024
| 12:32
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci me rastin e katër vjetorit të vdekjes së ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha e vizituan familjen e saj.
“Në përvjetorin e katërt të shkuarjes në amshim të ikonës së muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, ministri Çeku dhe nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci vizituan familjen e saj. Ata u pritën nga vëllau i saj, Tarik Pagarusha dhe bashkëshortja e tij Lulja. Bashkë e kujtuan figurën e shquar të Nexhmije Pagarushës, veprimtarinë e saj, dashurinë që kishte për muzikën dhe krijimtarinë artistike që la pas”, thuhet në njoftimin e MKRS-së.