Katër yje në verë largohen nga Reali

21 prill 2020 | 15:23

Vera e vitit 2020 do të jetë verë e ndryshimeve te Real Madrid.  “Los Blancos” do të duhen të shesin një pjesë të lojtarëve para se të fillojnë të blejnë, bën të ditur ‘AS’. Gjigantët spanjollë kanë nevojë të largojnë disa emra të mëdhenj që kanë paga të mëdha, e që nuk janë në planet e trajnerit Zinedine Zidane.

Garet Bale, James Rodriguez, Luka Modric dhe Lucas Vazquez, janë emrat që pritet të largohen.

Për t’u befasuar është emri i Luka Modriq, që në vitin 2018 fitoi Topin e Artë, çmim që vazhdon të diskutohet, duke thënë se iu ‘vodh’ Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, që kishin sezone shumë të mira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka përshëndetur miratimin e…