Katër yje pritet të largohen nga Bayerni
Bayern Munchen është në mesin skuadrave më të mirat në botë, por duket se harmonia brenda grupit nuk është ajo perfektja dhe kjo gjë pritet të ndryshohet shumë shpejt. Tekniku Thomas Tuchel dëshiron prej kohësh një “skuadër të re”, nën drejtimin e tij dhe në fund, të këtij sezoni mund të bëjë ndryshime rrënjësore, te “bavarezët”.
Sipas raportimeve të prestigjiozes gjermane, “Sport Bild”, ish-tekniku i Chelseat e Paris Saint-Germain ka plot katër lojtarë, në listën e largimeve, për merkaton e verës, largime, që presin të shkaktojnë jo pak polemika, në radhët e 33 herë kampionëve të Bundesligës.
Bëhet fjalë, për “fantazistët” e sulmit, Kingsley Coman e Leroy Sane, kapitenin e mesfushës, Joshua Kimmisch, si dhe “pistonin” kanadez, të krahun të majtë të mbrojtjes, Alphonso Davies.