Katër yjet që synon PSG-ja në verë
13 mars 2023
| 14:37
Paris Saint-Germain është goditur kur është eliminuar nga Liga e Kampionëve.
Mediet franceze kanë raportuar se PSG-ja dëshiron të marrë Erling Haalandin, në përpjekjen e tyre për të krijuar një partneritet të frikshëm sulmues me Mbappen.
PSG-ja do të ishte e interesuar të aktivizonte klauzolën e norvegjezit, e cila vlerësohet në 200 milionë euro dhe ata mund ta kompensojnë duke larguar Neymarin dhe Messin. Në “radarin” e klubit kampion të Francës janë edhe Bernardo Silva, Victor Osimhen dhe Goncalo Ramos.