Katharine McPhee iu përgjigjet kritikëve për fejesën
09 korrik 2018
| 11:02
Katharine McPhee javën e kaluar u fejua me David Foster dhe asaj nuk i bëhet vonë se çfarë thonë njerëzit në lidhje me marrëdhënien e tyre.
34-vjeçarja ka shfrytëzuar rrjetin social në “Twitter” për t’u thënë kritikëve se ka gjëra më të rëndësishme për ata këto ditë sesa të shqetësohen për fejesën e çiftit.
“Të gjithë duhet të shqetësoheni më shumë rreth regjistrimit për të votuar dhe zgjedhjet afatmesme se sa kush po martohet me mua”, ka shkruar Katharine.