Katie Holmes dhe Jamie Foxx bëjnë debutimin e parë si çift në tapetin e kuq
08 maj 2019
| 13:22
Katie Holmes dhe Jamie Foxx janë shfaqur për herë të parë së bashku si çift në tapetin e kuq.
Ata kanë ardhur së bashkë në tapetin e kuq të Met Gala në Muzeun Metropolitan të Artit, duke konfirmuar romancën e tyre.
Në mediet rozë qarkullonte lajmi se Katie dhe Jamie kanë qenë çift që nga viti 2013, por asnjëherë nuk e konfirmuan publikisht.
Aktorët kanë pozuar së bashku para fotografëve dhe dukeshin të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
Është hera e parë që ata kanë pranuar publikisht romancën e tyre private.
Katie dukej shumë elegante në një fustan ngjyrë vjollcë të Zac Posen. Ndërsa Jamie u kombinua me të dashurën e tij duke veshur një kostum të zi elegant dhe këpucë ngjyrë vjollcë.