Katie Holmes drejt altarit, së shpejti dasma në Paris (Foto)
29 nëntor 2018
| 17:53
Katie Holmes dhe Jamie Foxx pritet të martohen në Paris. Prej vitesh ata e mbajnë të fshehtë lidhjen tyre dhe duket se më në fund dashuria e tyre do të kurorëzohet.
39-vjeçarja dhe 50-vjeçari po planifikojnë të lidhin kurorë në “City of Lights” (qytetin e dritave), në kryeqytetin francez.
“Parisi është qyteti ku ata kanë vendosur të dalin publikisht me lidhjen e tyre, pas shumë vitesh që e kanë mbajtur sekrete”, ka thënë ky burim.
Çifti ka nisur lidhjen në vitin 2013, vetëm një vit pasi aktorja Holmes i dha fund martesës me Tom Cruise.
“Katie ka pritur gjatë për t’u martuar me Jamie. Tani ia ka bërë të qartë se ku dhe kur dëshiron të martohet. Është e vendosur që të martohet në dimër në Paris”, ka treguar një burim për mediet e huaja.