Katie Holmes tregon sutjenat 500 dollarëshe rrugëve të Nju Jorkut (Foto)
Katie Holmes e ka gjetur bluzën perfekte që mund ta “çojë” nga vjeshta në verë.
Aktorja që së fundmi është sërish beqare pas ndarjes nga i dashuri Jamie Foxx e ka kaluar një ditë në shopping në Soho ku është fotografuar e veshur me një pulovër me pulla.
Por, Holmesi ka zbuluar se poshtë pulovrit ka pasur të veshur një palë sutjena nga kashmiri me ngjyrë të njëjtë.
Aktorja kishte zgjedhur që për këtë shëtitje me të bijën e saj 13-vjeçare Suri Cruise, ku sutjenat e saj kushtojnë 520 dollarë, shkruan “Klan Kosova”.
Sutjenat janë të markës “Eda” dhe janë pjesë nga koleksioni i Khaite për vjeshtën e vitit 2019, në ndërkohë që pulovra kushton 1 540 dollarë dhe është nga e njëjta markë.
40-vjeçarja e kishte kombinuar këtë veshje me xhinse, bizhuteri ngjyrë ari dhe një çantë të zezë.
Më herët gjatë këtij muaji është raportuar se Holmes është ndarë nga Foxx pas gjashtë vjetësh lidhje dashurie.