Katy Perry: Kam gjithçka që dua në jetë…
Katy Perry ka festuar 39-vjetorin e lindjes, ditën e mërkurë, dhe ajo ka thënë se nuk ka patur asnjë dëshirë për këtë ditëlindje, pasi ndjen që ka gjithçka në jetë.
Katy Perry ka festuar 39-vjetorin e lindjes, ditën e mërkurë, dhe ajo ka thënë se nuk ka patur asnjë dëshirë për këtë ditëlindje, pasi ndjen që ka gjithçka në jetë.
Përkrah saj ka një bashkëshort tepër simpatik, Orlando Bloom, vajzën e saj, Daisy Dove, një karrierë të suksesshmë muzikore si edhe një linjë këpucësh tepër të suksesshme.
“I kam të gjitha. Jam e bekuar”, është shprehur Perry për “Entertainment Tonight” teksa i është ofruar një tortë nga anëtari i jurisë së “American Idol”, Luke Bryan, në audicionet në Los Anxheles.
“E di në fakt se cila është dëshira ime, thjesht paqe”, ka thënë këngëtarja teksa ka fryrë qërinjtë.
Këngëtarja e “Roar” ka treguar se ditëlindjen e saj ka zgjedhur ta festojë me familjen e saj, duke qëndruar larg vëmendjes publike.
Perry-t i është organizuar një festë surprizë për ditëlindje nga anëtarët e jurisë së “American Idol”, Lionel Richie dhe drejtuesi i programit, Ryan Seacrest.
Shumë personazhe të njohur i uruan ditëlindjen këngëtares, si Kim Kardashian, Paris Hilton dhe shumë të tjerë.
Katy Perry do të luajë personazhin e zonjës Leopardis në serialin Peppa Pig, i cili është një nga karikaturat më të njohura në televizion. Përkrah saj do të jetë edhe partneri, Orlando Bloom. Deadline raporton se zonja Leopardis do të shfaqet në episodin me tre pjesë “Peppa Pig Wedding Party Special”, me premierë në pranverën e vitit 2024.
Leopardis është një stiliste fustanesh që ndihmon në përgatitjet e dasmës së zotit Pig. “Ne jemi jashtëzakonisht të emocionuar që një talent i tillë i bashkohet aventurave argëtuese familjare në gamën Peppa Pig. Si një prind i dashur dhe fanse e vetë Peppës, Katy Perry është perfekte për të mishëruar karakterin e Lady Leopard”,-tha presidenti i Hasbro Entertainment, Olivier Dumont.