Katy Perry tregon se është zhytëse e zonja
26 korrik 2019
| 17:47
Katy Perry, përpos që është këngëtare shumë e mirë, duket se është edhe një zhytëse shumë e zonja.
Këngëtarja e “Never Really Over” është duke shijuar pushimet me të fejuarin e saj Orlando Bloom në Mallorca të Spanjës, ku ajo është fotografuar derisa ka kërcyer në ujë nga një shkëmb.
34-vjeçarja Perry dukej mrekullueshëm me një parë bikine të zeza me pika të bardha.