Katy Perry, “viktimë” e mediave sociale
18 janar 2018
| 10:58
Këngëtarja Katy Perry ka pohuar se ajo është ‘viktimë’ e mediave sociale për shkak të presionit të shoqërisë për të ndarë çdo gjë në internet.
Duke folur për ‘Refinery29’, 33-vjeçarja ka shpjeguar se si “Instagram” dhe “Twitter” po përfaqësojnë ‘rënien e qytetërimit’ dhe u ka kërkuar fansave të saj të mos kujdesen për mediat sociale dhe në vend të kësaj ta jetojnë jetën.