![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/03/Katy.jpg)
Katy Perry zbulon përmes një videoklipi se është në pritje të një fëmije me Oraldio Bloom
06 mars 2020
| 11:19
Super ylli i popit, Katy Perry, ka zbuluar se ajo dhe i fejuari i saj Orlando Bloom janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Katy njoftoi për shtatzëninë në videoklipin e këngës së saj të fundit, “Never Worn White”.
Perry, e cila më parë ishte e martuar me Russell Brand, është në një lidhje me Bloomin që nga viti 2016. Perry u tha fansave se ata ishin të ngazëllyer dhe të lumtur, që ardhja e fëmijës së tyre po vjen me albumin e saj të gjashtë. “Ka shumë që do të ndodhin këtë verë”, ka deklaruar ajo.