Kazakistan: Xehetarët refuzojnë të dalin nga miniera
01 dhjetor 2017
| 00:17
Dhjetëra xehetarë në pjesën qendrore të Kazakistanit po refuzojnë të dalin nga një minierë e bakrit duke kërkuar rroga më të larta.
Aktivistët nga një organizatë e punëtorëve i thanë Radios Evropa e Lirë se minatorët grevistë dje kishin hyrë në thellësi të xeherores dhe sot kanë refuzuar të dalin nga ajo.
Në kërkesat e tyre, pos rritjes prej 70% të rrogave, kërkohen edhe pensione më të mira, pastaj qasje e lirë në shkollim dhe në pushimore.