Kazakistani nderon Pacollin me çmimin më të lartë shtetëror (Foto)

15 dhjetor 2020 | 11:31

Dje, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kazakistanit, në kryeqytetin Nur-Sulltan, kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), deputeti, ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli është nderuar nga presidenti i këtij vendi me çmimin me të lartë shtetëror, raporton “Epoka e re”.

“Duke falënderuar bashkëpunëtorët, inxhinierët dhe stafin drejtues të kompanisë Mabetex për punën e shkëlqyer dhe respektin për të tjerët, pata nderin të nderohem më çmimin më të lartë shtetëror për kontributin tonë në zhvillimin modern të këtij vendi. Është një nder i madh për mua dhe kompaninë time, të nderohem nga presidenti i parë, Nazarbayev, i cili gjithashtu konsiderohet edhe si babai i kombit kazak. Nga thellësia e zemrës sime, falënderoj të gjithë ata që më uruan për këtë ngjarje. Ju priftë e mbara!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image may contain: 5 people, text that says 'закстан республикасынь тауелсздк KYHI 410'

Image may contain: 3 people, people standing

Image may contain: 3 people, people standing

Image may contain: 2 people, people standingImage may contain: 3 people, people standing and suit

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U.d. presidentja e Republikës së Kosovës, njëherësh kryetare e Kuvendit…