Kazakistani përgatitet për Shqipërinë
Kazakistani po përgatitet për takimet me Shqipërinë në shtëpi dhe Bjellorusinë në transfertë, të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Kapiteni i përfaqësueses kazake, Bauyrzhan Islamkhan, ka deklaruar se duhen pikë të plota në takimet e radhës.
“Nëse duam të kualifikohemi, duhet të fitojmë në të dy ndeshjet. Ne do të bëjmë gjithçka për të arritur një rezultat pozitiv”, ka deklaruar Islamkkhan.
Trajneri Michal Bilek po përpiqet të rrisë gradualisht ngarkesën në stërvitje, pasi futbollistët kanë zhvilluar shumë ndeshje gjatë kësaj kohe.
“Lojtarët duhet të pushojnë, pasi muajin e fundit ata luajtën çdo katër ditë. Kështu që tani ne po kryejmë trajnime për rikuperimin. Stërvitja do të jetë më e lehtë, pastaj do të fillojmë përgatitjet për ndeshjen me Shqipërinë”, ka deklaruar ai.
Kazakistanit do t’i mungojë mesfushori Yan Vorogovskiy, i cili rezultoi pozitiv me Covid-19