
KB Bashkimi ndan rrugët me trajnerin Kërveshi
04 dhjetor 2023
| 16:22
Klubi i Basketbollit Bashkimi ka ndarë rrugët zyrtarisht me trajnerin Edin Kërveshi. Bashkimi dhe Kërveshi kanë ndërprerë kontratën me marrëveshje të dyanshme.
Vendin e Kërveshit deri në emërimin e trajnerit të ri do ta zë ndihmëstrajneri Elbesar Gështenja.
“Faleminderit Edin Kërveshi! Klubi njofton se me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me trajnerin Edin Kërveshi. Trajnerin e falënderojmë për kontributin e dhënë deri më sot. Deri në një vendim të ardhshëm të klubit, skuadrën do ta drejtojë ndihmëstrajneri Elbesar Gështenja”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.