
KB Istogu largon tre lojtarë të huaj, transferon dy
Klubi i Basketbollit Istogu ka reaguar me ndryshime në skuadër pas rezultateve negative në elitën e basketbollit të Kosovës.
Klubi i inkuadruar këtë sezon në Superligën e Kosovës ka larguar tre basketbollistë të huaj me marrëveshje të dyanshme për shkak të rezultateve jo të mira. Cooper, Whitley dhe Lang janë basketbollistët që janë larguar me marrëveshje të dyanshme me Istogun.
Ndërkaq, klubi istogas nuk ka qëndruar duarkryq, por ka reaguar duke transferuar dy basketbollistë të huaj. Dooquan Brooks është zyrtarizuar si përforcim i ri i Istogut, me klubin që ka njoftuar pak më parë në faqen zyrtare. Emri i basketbollistit të ri të Istogut do të bëhet me dije së shpejti në faqen e klubit.
Istogu pas 11 ndeshjeve në Superligë zë vendin e fundit me 12 pikë gjithsej.