KB Istogu në Superligë për herë të parë, e fiton edhe ndeshjen e dytë finale ndaj Boras
KB Istogu ka siguruar për herë të parë promovimin në elitën e basketbollit të Kosovës.
Skuadra nga Dukagjini do të jetë pjesë e Superligës nga sezoni i ardhshëm, shkruan Express.
Istogu sonte regjistroi fitoren e dytë ndaj Boras në serinë finale të “Play-Offit”, duke u shpallur kështu kampion në Ligën e Parë.
Përveç kësaj, skuadra e drejtuar nga Fikret Shatri siguroi edhe promovimin në Superligë.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Don Bosko” përfundoi me rezultatin 81:94.
Arian Azemi me 34 pikë, Labinot Kelmendi dhe Drilon Shala me nga 14 pikë secili, ishin basketbollistët më të dalluar në fitoren e Istogut.
Te Bora u dalluan Dion Haxhosaj me 24 pikë dhe Mërgim Jakupi me 21 sosh.
Bora ka edhe një mundësi për të siguruar Superligën, pasi do të luajë në “Play-Out” me Ponte Prizrenin.