KB Peja bëhet me trajner slloven
15 dhjetor 2024
| 17:42
Klubi pejan është bërë me trajner të ri. Drejtimin e ish-kampionit të Kosovës e ka marrë slloveni, Sebastjan Krasovec.
Kështu ka njoftuar klubi pejan në faqen e tyre në Facebook.
“KB Peja dëshiron t’i uroj mirëseardhje trajnerit të ri, sllovenit Sebastjan Krasovec – i cili do ta udhëheq skuadrën për pjesën tjetër të sezonit. Krasovec ka përvojë shumë vjeçare – dhe ka ndërtuar karrierë si trajner në Slloveni, Poloni dhe nga viti 2018 ka qenë trajner në Hungari. Slloveni do filloj punë me skuadrën menjëherë, duke e përgatitur për ndeshjet e radhës në Superligë”, thuhej në njoftim.