
KB Peja bëhet me trajner të ri
17 korrik 2021
| 23:05
Skuadra e madhe në basketbollin kosovar, KB Peja ka arritur marrëveshje me trajnerin turk, Semsettin Bas.
Në fakt turku nuk është emër i panjohur për tifozët pejan, pasi ai sezonin e kaluar i udhëhoqi ‘Shqiponjat’ në dy ndeshje më pas u largua për shkak të çështjeve familjare.
Lajmin për trajnerin e ri e ka konfirmuar vetë klubi pejan përmes një postimi në llogarinë e tyre në Facebook.
Pas trajnerit tani Peja do të fillojë me zyrtarizimin e basketbollistëve vendor dhe të huaj për sezonin e ri.