KB Peja emëron trajnerin e ri

25 shkurt 2022 | 10:46

Klubi i basketboll Peja ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me trajnerin nga Maqedonia e Veriut, Marin Dokuzovski.

Trajneri në fjalë konsiderohet si një nga më të mirë në rajon në zejen e tij dhe ka një përvojë të madhe duke udhëhequr, reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut dhe ekipet, MZT Skopje, Rabotnicki, Lukoil, Sigal Prishtina etj. Ai i ka të fituara shumë Kampionate dhe Kupa shtetërore në Maqedoni te Veriut, Bullgari dhe Kosovë.

Trajneri do vazhdoj punën për ta kompletuar ekipin dhe për ta përgatitur për “play-off”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
80 të spitalizuar nga Covid-19 po trajtohen në Shërbimin Spitalor…