KB Peja fiton edhe ndeshjen e pestë radhazi

22 tetor 2023 | 22:41

Peja ka shënuar fitoren e pestë në pesë ndeshje në Prince Caffe Superligë. Pejanët kanë mundur Istogun me rezultat 84:69 (21:12, 25:17, 19:19, 19:21).

Te vendasit u dalluan Beck Terwell me 26 pikë e 12 kërcime, John Chandler me 12 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime dhe Jacob Calloway me 18 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa te mysafirët më të mirët ishin Tyrese Prince me 14 pikë e tetë kërcime dhe Matthew Lang me 18 pikë e gjashtë kërcime.

Peja është e vetmja në elitë me pesë fitore në pesë ndeshje, ndërsa Istogu numëron një fitore dhe katër humbje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë u arrestua muajin e kaluar pasi u përpoq…