KB Peja largon katër lojtarë, transferon një

09 shkurt 2023 | 15:21

Skuadra e basketbollit, Peja ka njoftuar për largimin e katër basketbollistëve të huaj. Nga foleja e “Shqiponjave” janë larguar: Rodney Purvis, Isiah Umipig, Ivan Koljeviq dhe Khaliq Spicer.

“KB Peja njofton se ka ndërprerë me marrëveshje të dyanshme kontratat me lojtarët Rodney Purvis, Isiah Umipig, Khaliq Spicer, Ivan Koljeviq. Klubi ju dëshiron çdo të mirë lojtarëve në vazhdim dhe i falënderon shumë për kontributin e tyre në klub”, thuhet në njoftimin e klubit pejan.

Megjithatë pejanët nuk po qëndrojnë duarkryq pasi ata kanë zyrtarizuar menjëherë basketbollistin më të ri në ekip, Larry Thomas, derisa së shpejti pritet të transferojnë edhe lojtarë të tjerë.

 

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe teksti që thotë "IVAN KOLJEVIC KHALIQSPICER KHALIQ SPICER OVEN 1 KOR KORNI ISIAH UMIPIG PEJA: RODNEY PURVIS TANK YOU!"

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka folur në Kuvendin e…