
KB Peja ndahet me trajnerin Can Sevim
20 shkurt 2023
| 11:56
KB Peja edhe zyrtarisht e ka përfunduar bashkëpunimin me trajnerin Can Sevim.
Eliminimi nga Kupa e Kosovës bëri që klubi pejan t’i ndajë rrugët me trajnerin turk. Lajmin e ka konfirmuar skuadra e Pejës, derisa ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të emërohet trajneri i ri.
“KB Peja njofton se me marrëveshje të dyanshme ka ndërpre bashkëpunimin me trajnerin Can Sevim. Trajnerin Sevim e falënderojmë për punën e tij të madhe këtë sezon dhe i dëshirojmë shumë suksese në vazhdim”, thuhet në njoftimin e KB Peja.