KB Peja ndërpret kontratën me trajnerin Shemsettin Bash

17 shkurt 2022 | 16:45

Shemsettin Bash më nuk është trajner i KB Pejës. Klubi pejan ka njoftuar të mërkurën se e ka shkëputur kontratën me trajnerin turk, i cili e mori drejtimin e ekipit para fillimit të këtij sezoni.

Largimit i trajnerit Bash te Peja ka ardhur pas ekipi pejan nuk e arriti triumfin në Kupën e Kosovës, turne që e kishte organizuar në palestrën “Karagaçi” javën e shkuar. Peja u eliminua në gjysmëfinale nga Trepça, ekip që triumfoi në këtë garë.

“KB Peja njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin në mirëkuptim të ndërsjellë me Shemsettin Bash. Klubi e falënderon shumë Bash për punën e tij në KB Peja dhe i dëshiron sukses në të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Pejës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nicklas Bendtner ka provuar të luajë edhe për Juventusin.  Sulmuesi…