KB Peja nuk merr pjesë në Ligën Ballkanike, kjo është arsyeja

06 tetor 2021 | 16:27

Klubi basketbollistik Peja këtë edicion nuk do marrë pjesë në Ligën Ballkanike.

Kjo u konfirmua nga faqja zyrtare e Ligës Ballkanike përmes një komunikate zyrtare, shkruan lajmi.net.

E tëra arsyeja sipas tyre është mos përmbushja e detyrimeve financiare ndaj BIBL-së në afatet e caktuara.

“Pas refuzimit për të konfirmuar orarin zyrtar të konkursit si dhe përmbushjen e të gjithave detyrimeve të tyre financiare ndaj BILB-së në afatet e caktuara – Peja nuk do të marrë pjesë në sezonin 2021-2022 të Delasport Ballkan League”, shkruhet në komunikatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka njoftuar të mërkurën…