KB Peja përforcohet me ish-basketbollistin e San Antonios

11 mars 2022 | 12:40

KB Peja ka kompletuar transferimin e basketbollistit, Darius Washingon. Amerikani ka një përvojë të madhe, ku në të kaluarën ishte pjesë edhe e NBA-së, duke mbrojtur ngjyrat e San Antonio Spurs.

“KB Peja njofton se ka arritur marrëveshje me lojtarin me shumë përvojë Darius Washington. Veterani nga Amerika ka një përvojë të madhe në ligat më të forta Botërore. Ai ishte pjesë e San Antonio në NBA dhe poashtu e shume ekipeve te njohura evropiane si: PAOK, Aris, Galatasaray, Roma, Turk Telekom etj. Ai ka arritur te jetë top koshashënues në Ligen Turke, EuroCup, 2 herë kampion në Çeki, MVP Final në Çeki e shumë suksese tjera”, thuhet në njoftimin e KB Peja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se qëllimi i…