KB Peja prezanton trajnerin e ri

20 shkurt 2023 | 13:11

Skuadra e Pejës e ka prezantuar trajnerin e ri Rami Hadar. Klubi pejan sot paradite e ka zyrtarizuar ndarjen me marrëveshje të dyanshme Can Sevim.

“KB Peja ka kënaqësinë të njoftoj se ka nënshkruar me trajnerin e mirënjohur izraelit, Rami Hadar. Trajneri Hadar ka një përvojë të madhe në ligen izraelite dhe Euro League ku ka udhëhequr ekipet më të mëdha izraelite si Maccabi Tel Aviv, Maccabi Haifa, Hapoel Afula, Hapoel Be’er Sheva etj. Përvoja e tij presim ti ndihmoj KB Pejës në muajt në vazhdim për të rikthyer ekipin në luftën për titull”, thuhet në njoftimin e KB Peja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Drejtësisë ka bërë me dije se ministrja Albulena…