KB Peja rikthen Arti Hajdarin
21 korrik 2022
| 13:45
KB Peja po vazhdon të përforcohet për sezonin e ardhshme 2022/23. I fundit që ka “aterruar” në këtë klub është basketbollisti Arti Hajdari, i cili edhe në të kaluarën ka qenë pjesën e skuadrës pejane.
“Ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje me ish-lojtarin tonë, Arti Hajdari, për sezonin e ardhshme 2022/23. Arti, i cili për shumë vite është një nga lojtarët më të mirë vendorë do të i bashkohet ekipet dhe trajnerit të ri nga Gushti për të u kthyer aty ku peshon më së rëndi. Mirë se vjen Arti!”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Pejës.