KB Peja rikthen basketbollistin Tervell Beck

04 tetor 2024 | 13:20

KB Peja e ka rikthyer në skuadër basketbollistin Tervell Beck. Kjo u bë e ditur nga klubi pejan përmes një njoftimi në faqen e tyre në “Facebook”. Beck ishte pjesë e Pejës edhe sezonin e kaluar.

“Ju njoftojmë se KB Peja ka arritur marrëveshje me Tervell Beck për rikthimin e tij në skuadrën tonë. Beck ishte pjesë e Pejës edhe sezonin e kaluar. Basketbollisti pritet të udhëtoj nga Izraeli ditën e diel, ku po largohet pas situatës së komplikuar – për t’u bashkuar me Pejën duke filluar aventurën e dytë me ngjyrat verdhezi”, ka njoftuar skuadra pejane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka kërcënuar…