KB Peja sonte zhvillon ndeshjen kthyese ndaj Marousit

26 shtator 2024 | 16:45

Skuadra e Pejës në basketboll sonte do të luaj ndeshjen e kthimit ndaj Marousit të Greqisë në kuadër të kualifikimeve të FIBA Europe Cup. Kjo ndeshje zhvillohet në Greqi dhe fillon në orë 19:300. Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të FIBA Europe Cup, në Youtube.

Në sfidën e parë pejanët janë mposhtur me rezultat bindës 98-75 nga Marousit.

Tani atyre iu duhet një fitore me epërsi 23 pikë e lart nëse dëshirojnë të arrijnë fazën e grupeve të FIBA Europe Cup për sezonin e ri. Peja tani e njeh këtë garë pasi është paraqitur edhe vitin e kaluar, ku zuri vendin e tretë në grupin me Chemnitzin, Den Bosch dhe Spojnia Stargard.

Kujtojmë se këtë edicionin Kosovën në këtë garë do të përfaqësojë Trepça e cila u kualifikua direkt në fazën e grupeve pas eliminimit nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besfort Krasniqi është shkarkuar nga pozita e sekretarit të përgjithshëm…