KB Peja suspendon basketbollistin Henrik Sirko

01 nëntor 2021 | 12:57

Skuadra e Pejës e ka suspenduar basketbollistin Henrik Sirko për sjellje jo sportive në ndeshjen ndaj Yllit në Suharekë.

“KB Peja njofton adhuruesit e saj se ka marr vendim për suspendimin e lojtarit të saj Henrik Sirko. Suspendimi ka ardhur pas një incidenti pas ndeshjes mbrëmë në Suharekë, ku lojtari në fjalë ka shkelur rënd rregulloret dhe kodet e mirësjelljes së klubit tonë. Klubi jonë është i detyruar të marr një vendim të tillë për të respektuar rregulloret tona dhe atmosferën e ekipit”, thuhet në njoftimin e KB Peja.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një shkresë drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës Albin…