KB Peja transferon basketbollistin francez, Sadio Doucoure
24 dhjetor 2023
| 15:10
Basketbollisti francez, Sadio Doucoure, i është bashkuar KB Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi përmes një njoftimi zyrtarë në faqen e tyre në “Facebook”.
“KB Peja njofton transferimin e basketbollistit francez, Sadio Doucoure, i cili i bashkohet Kampionëve të Kosovës nga Superliga franceze. Doucoure është basketbollist i pozitave 3/4 dhe është përforcimi i rradhës në synimin për të mbajtur titullin në tempullin e kampionëve”, ka njoftuar KB Peja.