KB Ponte Prizreni përforcohet me Ty Nichols
29 shtator 2020
| 16:12
KB Ponte Prizreni ka njoftuar se ka kompletuar skuadrën me transferet e huaja, pasi të martën në Kosovë ka arritur transferi i fundit, Ty Nichols, raporton “Epoka e re”.
“Para pak çastesh edhe lojtari i fundit i huaj Ty Nichols ka arritur në aeroportin ‘Adem Jashari’. Me Ty skuadra ka është kompletuar ku nga dje kemi filluar edhe parapërgatitjet për edicionin e ri”, thuhet në njoftimin e klubit nga Prizreni.