
KB Prishtina fiton Superkupën në basketboll
24 shtator 2019
| 22:35
KB Prishtina e ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll, pasi e mposhti KB Rahoveci (91-73).
Ndeshja ishte më e barabartë deri në fillim të çerekut të fundit, kur “Plisat” thelluan epërsinë për të vulosur fitoren.
Fahro Alihoxhiq ishte koshashënuesi më efikas i Prishtinës me 23 pikë të realizuara. Ai pati edhe 12 kërcime. Justin Gray u dallua te “Vreshtarët” me 17 pikë.