KB Prishtina kualifikohet në finale të Ligës Ballkanike

12 prill 2024 | 19:28

Sigal Prishtina Mercure ka kaluar pa problem në finale të Ligës Ballkanike.

Skuadra e drejtuar nga Albert Sylejmani mposhti sot në gjysmëfinale skuadrën nga Mali i Zi, Lovcen, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në “Nicos Solomonides Arena” në Limassol të Qipros, përfundoi me rezultatin 89:69.

Për dy herë kampionët e kësaj gare, Prishtinën, më të dalluarit ishin Donovan Smith me 14 pikë, Shaheed Davis me 12, Henrik Sirko me 11 dhe Donte Clark me 10 sosh.

Ndërsa, te malazezët u dalluan Nikola Paraca dhe Andreja Stevanovic, që shënuan nga 11 pikë secili.

Prishtina në finalen e së dielës do të takohet me fituesin nga ndeshja mes AEL-it dhe Pejës, që zhvillohet sonte nga ora 19:30.

Kujtojmë se “Final 4” i Ligës Ballkanike këtë vit është duke u mbajtur në Limassol të Qipros, me AEL-in si klub nikoqir.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me ambasadorin e…