KB Prishtina përforcohet me ish-lojtarin e Euroligës, Rashid Mahalbashiq

06 janar 2025 | 15:12

Me skuadrën polake Prokom, Rashid Mahalbashiq u paraqit në ligën më të fortë basketbollistike të Evropës. Slloveni me pasaportë austriake, tani do të jetë qendra e re e Prishtinës.

Lojtari i cili së fundmi luajti në elitën meksikane të këtij sporti, “Liga Nacional de Baloncesto Profesional”, ka një karrierë të pasur, pasi ishte pjesë e disa ekipeve në Evropë dhe jashtë kontinentit të vjetër. Reprezentuesi i Austrisë mbrojti ngjyrat e skuadrës së famshme turke, Fenerbache, pastaj të Real Betisit në Spanjë, Monacos në Francë e dy herë fituesit të Ligës së Kampionëve, CB San Pablo Burgos.

Kryeqytetasit nuk zhvilluan një sezon të kënaqshëm vjeshtor, pasi përfunduan në vendin e gjashtë, me gjashtë fitore e tetë humbje, duke lënë prapa vetëm skuadrat modeste, si Bora dhe Proton Cable Prizreni. Kjo bëri që klubi më i trofeshëm në Kosovë, t’i ndez motorët, duke larguar fillimisht disa lojtarë, për të afruar të tjerët. Nga skuadra u larguan Henrik Shirko, Rashad Williams e Eliot Peci, kurse deri tani janë prezantuar Tyrrel Tate, rikthimi i Donte Clark dhe i fundit, Rashid Mahalbashiq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e…