KB Prishtina përforcohet me Josh Nzeakor

03 shtator 2024 | 12:52

KB Sigal Prishtina po vazhdon të përforcohet për sezonin e ri në elitën e basketbollit kosovar. Në prag të Superkupës së Kosovës në basketboll, kryeqytetasit e kanë zyrtarizuar basketbollistin e radhës, Josh Nzeakor.

Lajmin e ka bërë të ditur “bardhekaltrit”, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. Ai luan në pozitën katër, teksa skuadra e tij e fundit ka qenë Birmingham Squadron në G-League. Nzeakor e pati një mesatare prej 3.2 pikësh dhe 2.2 asistimesh për ndeshje. Basketbollisti ka bërë karrierë edhe në shtete si Franca, Gjermania, Meksika e Argjentina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë me dije se një person…