![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/kb-prishtina.png)
KB Prishtina përforcohet me vëllezërit Zeqirin
25 gusht 2021
| 16:02
KB Prishtina ka vazhduar edhe të mërkurën me transferime, me synimin që të rikthehet aty ku ishte para disa viteve, në majat e basketbollit të Kosovës. Prishtina ka zyrtarizuar transferimin e dyshes Lejson dhe Jetmir Zeqiri.
“Vëllezërit Lejson e Jetmir Zeqiri edhe zyrtarisht pjesë e klubit më të madh basketbollistik shqiptar Sigal Prishtina. Sot në zyrat e klubit, presidenti Burim Maraj së bashku me drejtorin e klubit, Edmond Azemi, nënshkruan kontratat me basketbollistët Lejson e Jetmir Zeqiri. Lejsoni është pjesë e kombëtares së Maqedonisë Veriore. Jemi shumë të lumtur që kemi talentet shqiptar nga Maqedonia e Veriut për këtë sezon”, thuhet në njoftimin e KB Prishtina.
/Epoka e re/